Itali/ Një shqiptar nën akuzë për terrorizëm

Autoritetet italiane të antiterrorizmit kanë vendosur urdhër arresti shtëpiak një 49 vjeçar shqiptar.

Ai akuzohet për nxitje të aktivitet kriminal me qëllime terroriste përmes mjeteve informatike të propagandës xhihadiste.

Hetimet e nisura më 2018 janë kryer nga Prokuroria e Leçes, ndërkohë shqiptari është banues në komunën Galatina.

Hetimet kanë zbardhur lidhjet e tij me elementë të rrezikshëm të terrorizmit ndërkombëtar.

Në mesditë pritet te zbardhen detajet në një konferencë shtypi të policisë së Leçes.