Itali/ Draghi rikonfirmon dorëheqjen e tij tek Presidenti, brenda javës parashikohet shkrirja e Parlamentit

 

Kryeministri italian Mario Draghi ka rikonfirmuar ditën e sotme, dorëheqjen e tij tek Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Bëhet me dije se presidenti ka marrë aktin nga ky vendim ndërsa qeveria do të vazhdojë në qeveri për të përfunduar detyrat e fundit tësaj.

Komunikimi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Ugo Zampetti ndërsa parashikimet thonë se brenda javës Parlamenti do të shkrihet ndërsa pritet të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.