Birra për të tërë... ! 2000 shishe birre rrëzohen nga kamioni, kompania kërkon personat që ndihmuan në pastrimin e tyre

Një ngjarje sa e çuditshme, por dhe frymëzuese ka ndodhur në Korenë e Jugut, teksa mijëra shishe birre që ndodheshin në një kamion u derdhën në rrugë duke u thyer.

Deri në këtë moment mund të mendoni se dëmi i shkaktuar është i madh, duke bllokuar rrugën e duke u kthyer në një rrezik për kalimtarët nga xhamat e thyer.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por qytetarët e pranishëm aty pranë që erdhën në ndihmë, po fitojnë lëvdata në të gjithë Korenë e Jugut për më të mirën që bënë, duke u vetëofruar në pastrimin e rrugës nga xhamat.

As shiu që filloi më pas nuk i ndaloi aspak 16 vullnetarët në punën e tyre derisa rruga u pastrua tërësisht nga xhamat.

Gjashtë ditë pas incidentit, Oriental Brewery Company zbuloi pamjet e pastrimit të derdhjes së birrës të kapur nga kamerat.

Kompania publikoi njoftime dhe reklama me pamjet e incidentit për të gjetur vullnetarët dhe për t'i falënderuar ata. Ata përdorën sloganin, "Ne po kërkojmë heronjtë e vërtetë të qytetit Chuncheon".

"Ne donim të gjenim qytetarët dhe t'i shprehnim mirënjohjen tonë secilit prej tyre personalisht. Ne gjithashtu shpresonim të përhapnim fjalën për të mirën që ata bënë. Ishte shumë frymëzuese edhe për ne," Joo-hwan Baek, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Oriental Brewery Company.