Qentë e Guardia di Finanza zbulojnë 36-vjeçarin, mbante 1 kg kokainë në sistemin tretës

Falë nuhatjes së tre qenve antidrogë, Semia, Betty dhe Ether, Guardia di Finanza e Olbias arrestoi një 36-vjeçar në port, me origjinë nigeriane, por me banim në Pisano, i cili po transportonte brenda trupit të tij 68 vezë që përmbanin pothuajse një kilogram kokainë.

Zbulimi u bë gjatë kontrolleve në uljen e një motoanije që vinte nga Livorno.

Pas një kontrolli personal të ushtruar ndaj personit, i cili tregoi një gjendje agjitacioni të dukshëm, ushtarakët e shoqëruan burrin në spitalin Giovanni Paolo II në Olbia, ku nga ekzaminimet radiografike u zbuluan trupa të shumtë të huaj të pranishëm në sistemin e tretjes. 

Nga ekzaminimet u verifikua se i kg kokain ishte brenda 68 vezëve.

Burri u arrestua më pas si i dyshuar për trafik droge dhe u transferua në burgun "Paolo Pittalis" në Tempio Pausania.