Tragjike/ Dasmori qëllon me pushkë për të festuar dasmën vret nusen me plumb në kokë
Një 24 vjeçare iraniane është vrarë në ditën e dasmës së saj. Një dasmor për të festuar ka qëlluar me armë në shenjë gëzimi, por plumbat kanë kapur nusen duke gjetur vdekjen në vend si dhe ka plagosur dy dasmorë të tjera.
Nusja është vrarë me plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen në vend. Ngjarja është shënuar në një qytet të Shiraz.
Sipas policisë bëhet fjalë tërësisht për një vrasje aksidentale. Burri që ka qëlluar me armë nuk ka pasur qëllim të vrasë por duke mos ditur ta përdorë ka drejtuar armën drejt dasmorëve në vend që ta ngrinte në ajër, duke vrarë tragjikisht nusen për të cilën kishte shkuar në dasmë.
Pas të shtënave me armë burri, që mesa duket është kushëriri i dhëndrit është larguar por është arrestuar më vonë nga policia.
Nusja punonte si asistente sociale dhe familjarët kanë lejuar që asaj ti merren organet për tu përdorur për transplant.
