Draghi në Senat: Duhet të rindërtojmë paktin e bashkimit kombëtar për të vazhduar punën së bashku

Ditë e rëndësishme sot për të ardhmen e qeverisë italiane. Kryeministri Mario Draghi ka prezantuar para Dhomës së Senatit italian motivet e vendimit të tij për t'u dorëhequr nga drejtimi i saj, vendim që Presidenti i Republikës Sergio Mattarella e ktheu pas duke orientuar se qe Parlamenti që i dha votëbesimin qeverisë teknike e të bashkimit kombëtar të Mario Draghit e po parlamentit i takon të vendos fatin e saj e votëbesimin o jo të këtij ekzekutivi.

E pikërisht me paktin e bashkimit kombëtar e nisi fjalën e tij para senatorëve Mario Draghi duke kujtuar se 18 muaj më parë mori impenjimin për të drejtuar këtë qeveri nisur nga emergjencat e mëdha që kishte vendi; emergjenca pandemike, ekonomike e sociale.

KM Draghi kujtoi se kreu i shteti italian e identifikoi qeverinë e tij si "një ekzekutiv i profilit të lartë e pa asnjë formulë politike”.

"Prej shkurtit kur nisa punën e kësaj qeverie e gjatë këtyre muajve, bashkimi kombëtar ishte garancia e legjitimitetit demokratik i këtij ekzekutivi si dhe e efikasitetit të saj", u shpreh ai.

Kryeministri italian kujtoj punën e bërë gjatë këtyre muajve që garantuan një rrije ekonomike të Italisë me 6.7% e një reduktim të borxhit publik me 4.5 pikë më pak, E theksoj gjithashtu marrjen e 67 miliardë euro fonde nga Bashkimi Europiane, 45.9 miliardë prej të cilave kanë mbërritur e po financojnë reforma të rëndësishme të planit të rimëkëmbjes e lancimit të ekonomisë.

Në fjalën e tij Mario Draghi kujtoj dhe zhvillimet ndërkombëtare me luftën në Ukrainë e impenjimin e ekzekutivit të tij për të reduktuar brenda pak javësh varësinë e gazit rus nga 40% në 25%.

Por ka gjithmonë një pse që pas këtyre arritjeve pozitive vjen dhe një vendim kaq drastik si dorëheqja e tij.

"Vota e së enjtes së shkuar, certifikoi fundin e paktit të besimit e mos votimi i besimit të qeverisë është një gjest politik i qartë që ka një nënkuptim evident", u shpreh ai.

"Nuk mund ta injoroj, tha Draghi pasi është njësoj sikut të injoroj Parlamentin e nuk mund ta pranoj pasi do të thotë që çdokush mund të përsëris një gjë të tillë". E nuk mund ta minimizoj pasi vjen pas muaj çarje e ultimatumesh nga kjo forcë politike", tha ai.

Por ajo çka ndoshta duhet të lexohet me kujdesin e momentit kritik janë fjalët e Draghit që para Seantit italian kërkoj "Rindërtimin e paktit të bashkimit nga e para me altruizëm, me kurajo e besueshmëri”.

Në këto fjalë të tij lexohet dhe shpresa se ndoshta mund të tërhiqet nga vendimi i tij për t'u dorëhequr, gjë që perceptohet dhe ku thotë se "ka mbetur mjaft i prekur nga apeli i qytetarëve për të qëndruar."

Dy janë apelet që më kanë goditur shumë tha ai: Apeli i rreth 2000 kryetarë bashkie që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët dhe apeli i punonjësve të sistemit shëndetësor, heronjtë e pandemisë.

Në fjalën e tij KM Draghi nderoj kujtimin e gjykatësve të antimafias Paolo Borsellino e Giovanni Falcone, 30 vite nga vrasja e tyre e tërhoqi vëmendjen se impenjim më i madh i shtetit është që fondet evropiane të Planit të Rimëkëmbjes e Rilancimit të ekonomisë të mos bien në duart e mafias.

Disa herë gjatë fjalës së tij në Senat, KM Draghi u duartrokit por dhe u kontrastua me fjalë nga senatorë të forcave të ndryshme politike.

Ajo që i gjithë opinioni publik italian, ai ndërkobmëtar si dhe diplonmacitë europiane presin me shumë vëmendje, është vota e tyre në mbrëmjes e sotme.

Do të mjaftoj mazhoranca absolute, pra 161 senatorë me votën pro që kjo qeveri të marr sot besimin në Dhomën e Senatit Italian.

E loja mbetet më pas e hapur në Dhomën e Deputetëve e më pas me fjala e fundit Kryeministrit Draghi.