Von der Leyen falenderon Ramën e Kovaçevskin: Jeni lidera me vizion dhe miq të BE-së!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në siparin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tha se vendi ynë do të bashkohet me mbrojtjen civile evropiane.
Ajo i falënderoi personalisht dy kryeministrat Edi Rama dhe Dimitër Kovaçevski për kontributin e tyre në situatën me luftën me Rusinë dhe lidershipin e tyre.
Von der Leyen: Shqipëria do të bashkohet me mbrojtjen civile evropiane. Kjo do të bëjë të mundur që të rritet përballja me emergjencat civile si zjarret dhe tërmetet. Do të ketë rritje të investimeve, bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së, mundësi të reja dhe punësime të reja. Pikërisht për këtë kanë punuar qytetarët tuaj dhe që e meritojnë.
Në fund ajo vlerësoi dy kryeministrat Edi Rama dhe Dimitër Kovaçevski.
Von der Leyen: Ju keni treguar kaq shumë lidership vizion, keni treguar durim strategjik me sasi të mëdha. Jo thjesht kaq në këto kohë sfiduese të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat evropiane. Prandaj doja t’ju vlerësoja personalisht.

