Panik në Vlorë, përfshihet nga flakët në mesnatë banesa në katin e dytë të pallatit

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth 01:40 orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e dytë të një pallati në lagjen "Kume", Vlorë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga zjarri i rënë u dogj një frigorifer, mobilje si dhe një pjesë e dhomës së gatimit.

E gjithë banesa është dëmtuar nga temperatura e lartë si dhe nga tymi.

Shkaku zjarrit mendohet të ketë qenë një defekt i frigoriferit i cili nuk ishte stakuar duke shkaktuar zjarrin.