"Kënaqësi që pas 17 vitesh fillojmë me çeljen e negociatave", Kovaçevski: Përgëzoj shqiptarët dhe Ramën

Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është shprehur se është mjaft i lumtur dhe i kënaqur mbi konfeencën e parë ndërqeveritare sot mes BE dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.

Në fjalën e tij ai theksoi se për këtë hap të parë përgëzon mjaft jo vetëm qytetarët e tij, por dhe kryeminstrin Rama dhe qytetarët shqiptarë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Sot jemi në Bruksel për të ndërrmarë hapin e parë për anëtarësimin e plotë në BE. Përgëzoj shqiptarët dhe kolegun tim Rama për çeljen e negociatave duke vijuar me bashkëpunimin rajonal mes vendeve tona," tha ai.

Ai nuk la pas dhe kënaqësinë e celjes së negociatave për vendin e tij pas gati 17 vitesh tashmë duke finalizuar qëllimin që prej vitesh ata kishin.

"Kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh po fillojmë me çeljen e negociatave. Ky ka qënë qëllimi ynë prej vitesh. Tanimë janë dyert e hapura që gjuha maqedonase të bëhet një gjuhë e BE-së dhe të gjithë ta njohin gjuhën dhe kulturën tonë," tha kryeministri maqedonas.