Rama: Falenderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua kurrë në rrugën evropiane!
Në një konferencë për shtyp me kryeminatorin maqedonas dhe presidenten e Komisionit Evropian, kryeministri Edi Rama nga Brukseli falënderoi ish-kancelaren Merkel dhe presidentin Macron.
Ai falënderoi edhe popullit shqiptar, për të cilin tha se nuk u dorëzua kurrë dhe nuk rreshti së ëndërruari rrugën evropiane.
Rama: Dua të falenderoj Merkel pa të cilën sot nuk do të ishim këtu. Ajo ka ditëlindjen dhe i uroj të gjithë të mirat. Sigurisht që nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze që kanë punuar pa lodhur deri në zhbllokimin e një situate absurde. Faleminderit të gjithëve, sidomos popullit shqiptar që kurrë nuk u dorëzua dhe nuk rreshti së ëndërruari rrugën evropiane.
Ne e dimë se ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Situata është kështu si është dhe ne na duhet të bëjmë një Shqipëri evropiane në një Ballkan perëndimor dhe të hapur.
