Çelen negociatat me BE/ Presidenca çeke: Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj

Shqipëria ulet sot përballë BE-së në konferencën e parë ndërqeveritare. Në orën 09:00 u mbajt një deklaratë e përbashkët e Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë, Kryeministrit Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në emër të presidencës çeke uroi Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë. Ai e quajti “gur kilometrik” çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj. Duke pasur parasysh agresionin rus vlerësojmë qëndrimin tuaj për të pasur të njëjtin politikë sigurie me BE. Në Europën e sotme do të jemi bashkë. Çekia e ka mbështetur Ballkanin Perëndimor dhe do të vijojë ta mbështesë”

:Gjithashtu ai falenderoi presidencën franceze për angazhimin e saj. Republika Çekia e ka mbështetu0r Ballkanin Perëndimor dhe do të vijojë ta mbështesë tha kryeministri çek.

“Republika çeke dhe e gjithë Europa Qëndrore e di shumë mirë  rëndësinë e integrimit europian për demokracitë tona, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së dhe uroj sa më shpejt anëtarësimin në BE”  

Ndërkohë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen renditi të mirat e këtij procesi.

"Do të ketë rritje të investimeve, bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si eneërgjia dhe transporti. Do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së, mundësi të reja dhe punësime të reja. Pikërisht për këtë kanë punuar qytetarët tuaj dhe që e meritojnë."