Disa vatra zjarresh në Vlorë, digjen shkurre dhe bujqësi

Në 24 orët e fundit në qarkun e Vlorës ka pasur disa vatra zjarresh në fshatin Dellenjë, Delisuf dhe hidrovor Akerni.

Mësohet se në Hidrovor janë djegur 750 hendekë bari ku zjarri mendohet se është i qëllimshëm pasi të njëjtit persona kanë djegur dhe vjet rreth 2000 hendekë me bar.

Ndërkohë, në fshatin Delisuf është djegur një sipërfaqe pyje shkurresh.