Shuhet vatra e zjarrit në Piraj të Lezhës, 1 km linjë hekurudhore e shkrumbuar dhe sipërfaqe me pemë e vreshta
Vatra e zjarrit në Piraj të Lezhës, e aktivizuar mbrëmjen e djeshme, është arritur të vihet nën kontroll dhe shuhet plotësisht rreth orës 04:00 të mëngjesit, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha.
Flakët kanë shkrumbuar linjën hekurudhore në një gjatësi 1 km si dhe sipërfaqe të mëdha me pemtari dhe vreshtari, ndërsa është arritur të shpëtohet kisha e fshatit dhe varrezat pa shkaktuar dëme të shumta.
Për fikjen e këtij zjarri u angazhuan disa zjarrfikëse të ardhura dhe nga bashkitë fqinje.
Gjithashtu është shuar zjarri në masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës dhe përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Aktualisht vatër aktive zjarri ka vetëm në pyjet e Oroshit ku vijon prej disa ditësh. Ditën e sotme është kërkuar ndihma e ushtrisë ku 50 forca pritet të mbërrijnë në terren për shuarjen e flakëve.

