Superiorja, të premten hidhet shorti i sezonit 2022-2023

Kategoria Superiore nis rrugëtimin e ri të sezonit 2022-2023 pasi FSHF bën me dije datën e hedhjes së shortit. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit shqiptar sqaron;

“Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2022/23”do të zbardhet këtë të premte, teksa në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” do të hidhet shorti për edicionin e ri të futbollit elitar shqiptar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 84-t të këtij kampionati do të nisë nesër në ora 11:00 me përcaktimin e kalendarit të “Abissnet Superiore”, që të fillojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet me javën e fundit në datën 24.05.2023”.