Katar 2022, “diamanti i shkretëtirës”, vepra që bën krenar organizatorët

“Stadiumi i edukimit”, vetëm 10 km nga qëndra e Dohas është edhe kompleksi më i afërt me qytetin në zemër të shkretëtirës katariote. Një nga 8 stadiumet e Kupës së Botës, me kapacitet 40.000 vende, do të presë ndeshje deri në fazën çerekfinale.

Stadiumi është shumë pranë “Fondacionit të Katarit” dhe një nga veprat më madhështore të Dohas. Pas botërorit, stadiumi i Edukimit do të bëhet shtëpia e ekipit kombëtar të femrave të Katarit.

Katar 2022, “diamanti i shkretëtirës”, vepra që

Stadiumi ka formën e një diamanti dhe mban nofkën “diamanti i shkretëtirës” pasi është ndërtuar që të shkëlqejë si ditën edhe natën. Ky stadium ka pritur finalen e Botërorit të Klubeve 2021 mes Bayern Munich dhe Tigres.

Katar 2022, “diamanti i shkretëtirës”, vepra që

Katar 2022, “diamanti i shkretëtirës”, vepra që