Totti bëri “zbulimin”, bashkëshortja Ilary Blasi “sms” me ish të fejuarin e Belen Rodriguez?
Pas tronditjes që krijoi lajmi zyrtar i divorcit të një prej çifteve kult të Italisë, mediat janë ngjitur në ring duke marrë në dorë situatën.
Totti dhe Ilary krijojnë lajm edhe thjesht me një foto por ky nuk është rasti sepse mediat janë fousuar te shkaqet që çuan në ftohjen e çiftit deri në ndarje.
Nëse ish-kapiteni i Romës tashmë është zyrtarisht i lidhur me Noemi Bocchi-n e cila mendohet se është një nga shkaqet e ndarjes, jeta e Ilary-t mbetet e rrethuar nga hije misteri.
“Corriere Dello Sport” shkaruan se ish-futbollisti ka zbuluar disa “sms” kompromentuese në celularin e bashkëshortes, e cila i ka këmbyer me ish-stilistin e flokëve dhe të fejuarin e Belen Rodriguez, Antonino Spinalbese.
Për momentin asnjë prej të dyve nuk ka komentuar lajmin por vizitat e muajve të fundit të Blasy-t në Milano u shtuan dhe ky fakt ngriti dyshime te Totti.
