Boris Becker, trajtimi që i bëjnë krijon “xhelozi” tek të burgosurit e tjerë

Boris Becker, i dënuar për fshehje të pasurisë me 2.5 vite heqje lirie, aktualisht ndodhet në burgun e Huntercombe nuk ia kalon edhe aq keq. Ai ka nisur të japë leksione për sportin dhe përfitimet që kanë njerëzit prej tij.

Boris Becker, trajtimi që i bëjnë krijon “xhelozi”

Deri këtu gjithçka është normale nëse nuk do të ishte për xhelozinë që kanë shfqaur bashkëvuajtësit e tjerë në burg.

Sipas të afërmve të tyre të cilët kanë dërguar edhe ankesat zyrtare në drejtori, rregullat janë të qarta; duhet të kalosh disa vjet me sjellje të mirë dhe më pas mund të kesh klasën tende në një burg por ish-tenistit i është dhënë ky privilegj vetëm tre javë pas hyrjes.

Sipas tyre, administrata e burgut ka bërë një trajtim preferencial për tenistin gjerman.