“Ronaldo nuk është në shitje”. Ten Hag e kërkon me çdo kusht në skuadër
“Ne kemi bërë deklaratë për shtyp në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe asgjë nuk ka ndryshuar që prej atij qëndrimi”.
Ky është komenti i shkurtër i trajnerit Eric Ten Hag, i pyetur në Melbourne të Australisë për të ardhmen e CR7, i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën në turneun aziatik me shpresën e një kontrate në një skuadër të re që luan në Champions League.
Fair to say Erik ten Hag was not keen on a deep dive into Ronaldo's future at Man U today....#manu #ManUtd #ronaldo #MUTOUR22 @10NewsFirst @10FootballAU pic.twitter.com/vp6ul2anx1
— Caty Price (@caty_price) July 14, 2022
Klubi vazhdon të këmbëngulë se Ronaldo nuk do të largohet në merkaton e verës por nuk qartëson aspak pozicionin aktual të Manchester United në lidhje me mungesën e sulmuesit në fazën përgatitore dhe turneun aziatik.
Pak ditë më parë nga Bangkok, trajneri holandez ritheksoi: “Ne planifikojmë një sezon me Ronaldon. Unë vetë kam besim te ai. Cristiano nuk është në shitje. Është në planet tona dhe duam të mbështetemi tek ai”.
