Video/ Dhunë në futbollin australian. Lojtarët gjakosen në fushë me njëri-tjetrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 09:44

Nerva të tendosura që kulmojnë me një sherr masiv në një ndeshje të kampionatit të futbollit australian.
Kaosi u regjistrua në “Suncorp Stadium” ku dy lojtarët, Dane Gagai e Matt Burton grushtuan për një kohë të gjatë njëri-tjetrin duke sjellë në kujtesë ngjarjet e dhunshme të viteve ’80 në sportin popullor të vendit të “kangurëve”.
Burton u largua nga fusha e lojës i gjakosur ndërsa arbitri i përjashtoi që të dy nga sfida.
Shikoni pamjet;
