“Bella Esmeralda”/ Georgina Rodriguez prezanton vajzën e sapolindur me ndjekësit në rrjetet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 18:18
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez prezanton për herë të parë me publikun vajzën që solli në jetë nga lindja e vështirë ku humbi djalin.
Në një postim në Instagram që e ka ndarë me 39 milionë ndjekësit e saj, Georgina shkruan: “Bella Esmeralda” mbi foton e vogëlushes.

Esmeralda lindi në 18 prill por vëllai i saj binjak nuk ia doli mbanë duke shkaktuar dhumbje në familjen e Cristiano Ronaldos.
Georgina është mamaja e dy prej pesë fëmijëve të familjes së madhe të luzitanit ku më i madhi është Cristiano jr. i cili ka lindur në vitin 2010.
