Fëmija vdiq pasi u infektua me një bakter në spital, nëna: E vranë, dua të vërtetën
Prokuroria e Mesinës ka hapur hetimet për rastin e fëmijës katër vjeçar i cili humbi jetën në spitalin “San Vincenzo” në Taormina si pasojë e një infeksioni entorokokal.
Nëna e Domenico Bandieramonte - ky ishte emri i tij - e kishte ngritur tashmë çështjen, duke akuzuar spitalin San Marco në Katania, ku fëmija ishte shtruar në spital për një çrregullim të zorrëve.
“Djali im ishte mirë, nuk mund ta besoj që iku tani. E çova në urgjencë që po villte dhe kishte dhimbje barku. E vranë. Dua drejtësi për djalin tim dhe dua të dalë e vërteta”, ka përsëritur gruaja në rrjetet sociale, por ende nuk ka marrë përgjigje nga institucioni shëndetësor.
Sipas prindërve të fëmijës, infeksioni preku të gjitha organet e fëmijës, nga veshkat e deri te zemra, dhe për këtë rast duhet të kishte një hetim, ndërsa Domenico u shtrua në spital në San Marco
Shtrimi në spital në San Marco erdhi pas një çrregullimi të zorrëve, pastaj u zbulua një infeksion enterokokal, e cila është përhapur në të gjithë trupin e fëmijës.
