(VIDEO) Festë kuqezi në Shkup, dështon Ballkani i Ilir Dajës

Ballkani ngec që në raundin e parë të UEFA Champions League pasi u eleminua mga Zalgiris me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Kampionët e Kosovës u thyen në minutën e 7 shtesë me gol të Onyewusi-t duke zhvlerësuar barazimin 1-1 të Prishtinës. Ilir Daja dhe skuadra e tij do ta vazhdojnë rrugëtimin në Conference League.

Vuan Shkupi i shqiptarëve por ia del të sigurojë biletën e fazës së dytë.

U mund 2-0 nga Lincoln Red Imps kampionia e Maqedonisë së Veriut por falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë kalon me sukses dhe tashmë duhet të bëjë llogaritë me Dinamon e Zagrebit.