Sulmuesi kuqezi nis aventurën në Championship por Barcelona nuk heq dorë prej tij
Rey Manaj zyrtarisht i Watford. Barcelona B ka transferuar lojtarin shqiptar në Championship me fanellën e skuadrës që bën pjesë në grupin e manjatit italian Pozzo.
Njoftimin e bën vetë Watford që vë theksin në faktin se Manaj është lojtar i Kombëtares Shqiptare. Transferimi i 27-vjeçarit shqiptar në Championship nuk është i plotë pasi Barcelona zotëron edhe 50% të vlerës së kartonit për një shitje tjetër të mundshme ndërsa ka të drejtën e vetos për të bllokuar ofertën e parë që mbërrin në adresë të sulmuesit
Kjo është fanella e tretë që sulmuesi kuqezi vesh brenda një viti pasi e mbylli pjesën e dytë të sezonit me Spezian që në fund vendosi të mos e ushtronte të drejtën e blerjes së kartonit.
Rey Manaj is a Hornet! ✌️????#WatfordFC pic.twitter.com/WH2vg1dQeC
— Watford Football Club (@WatfordFC) July 12, 2022
