Cristiano e bëri Manchester United klubin më popullor në rrjetet sociale
Transferimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United nuk është aspak një dështim dhe këtu nuk bëhet fjalë për 24 golat e shënuar nga luzitani sezonin e kaluar. Edhe pse u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit, skuadra nuk arriti të siguronte zonën Champions League por me siguri mund konisderohet kampione e rrjeteve sociale falë Ronaldos.
Sezonin e fundit, Manchester United e mbylli me rreth 2 miliardë komente, pëlqime dhe shpërndarje postimesh pavarësisht se skuadra ka vuajtur jo pak në fushën e lojës.
Mbërritja e CR7 që numërin 465 ndjekës në Instagram, sinjalizon rritje të dukshme në rrjetet sociale për markën United. Në 25 postimet më popullore të United në 12 muajt e fundit, 10 lidhen me Cristiano Ronaldon ndërsa 3 prej tyre i kushtohen tërësisht atij.
Rrirja e ndjeshme e klikimeve e ka bërë Manchester United klubin më popullor në rrjetet sociale duke lënë pas edhe Realin e Madridit apo Barcelonën. Në këtë mënyrë, të ardhurat janë rritur gjithashtu dhe klubi do të bëjë çmos për të bindur luzitanin të qëndrojë edhe një sezon pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndahen të gjithë të lumtur nga kjo bashkëjetesë.
