Shqipëria e Rusia më të korruptuarat, Eurostat: Janë me përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit

Korrupsioni në Shqipëri vijon të shënojë shifra rekord. Sa i përket renditjes më të fundit të realizuar nga Eurostat gjatë vitit 2021 shqiptarët dhe rusët shënuan përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit në Evropë.

Shqipëria viojnë përfaqësimin e saj negative në nivelet më të larta sa i përket korrupsionit në Evropë.

Sipas Eurostat që analizoi të dhënat nga 2015-ta deri në 2021-n, shqiptarët dhe rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit në Europë. Krahasimi që përfshiu disa vende të Europës dhe të tjera në zhvillim është një indeks i bazuar në një kombinim e anketave dhe vlerësimeve të korrupsionit nga 13 burime të ndryshme.

Në grafikun e Eurostat rezulton se Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë mbi korrupsionin në sistemin publik.

Përgjatë 2015-2021 Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport me veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit.

Ekziston një marrëdhënie e dukshme midis indeksit të korrupsionit dhe pavarësisë së perceptuar mbi sistemin e drejtësisë. Vendet me indeks të ulët korrupsioni, si Danimarka, Finlanda apo Suedia, kanë përqindje të lartë të vlerësimit nga popullsia mbi pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në të kundërt, vendet me vlerësime më pak optimiste të sistemit të drejtësisë kanë një përhapje më të madhe të korrupsionit. Eurostat vlerëson se besimi në institucionet politike është kyç për demokracitë efektive.

Shqipëria e Rusia më të korruptuarat, Eurostat: Janë me