Totti dhe e dashura sekrete u “fshehën” në Tiranë. Ilary Blasi zyrtarizon divorcin
“Pas 20 viteve bashkë dhe 3 fëmijëve të jashtëzakonshëm martesa ime me Francescon është mbyllur. Procesi i ndarjes do të jetë privat dhe nga ana ime nuk do të ketë më deklarata. U kërkoj të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes time”.
Kjo është deklarata e shkurtër por e qartë e Ilary Blasit që zyrtarizon fundin e marrëdhënies 20-vjeçare me ish-kapitenin dhe simbolin e Romës, Francesco Totti, i cili ka nisur një histori të re me një femër tjetër prej disa muajsh, e cila quhet Noemi Bocchi.
Sipas mediave italiane, Francesco dhe e dashura e tij e re udhëtuan të ndarë në avionë të ndryshëm për finalen e Conference League në Tiranë ku u treguan të kujdesshëm për të mos u pikasur nga paparacët. Edhe në hotelin ku u akomodua ish-numri 10, ata prenotuan dhoma të ndara por shumë pranë njëra tjetrës.

Vetë Totti ka bërë një deklaratë të shkurtër ku thekson se bëri gjithçka për ta kaluar krizën por ndarja ishte e paevitueshme.
