VIDEO/ Conte sfilit lojtarët në stërvitje. Shikoni se si rrëzohen Kane e Son

Stërvitje ushtarake. Antonio Conte nuk “shikon njeri në sy” kur bëhet fjalë për të punuar me ritëm të çmendur. Pak orë pas mbërritjes në Korenë e Veriut me ekipin e Tottenham ku u pritën nga sulmuesi Son Heung-min, fjalët ia lënë vendin veprave.  

Në një prej sesioneve stërvitore në Seoul, Harry Kane dhe shokët e tij duken të sfilitur nga ngarkesa e madhe fizike. Video e publikuar nga mediat britanike por bën xhiron e botës.

Përpara 6 mijë të pranishmëve në stadiumin e Kupës së Botës, trajneri italian drejtoi stërvitjen duke i ngarkuar maksimalisht me ushtrime fizike lojtarët e tij që përfundojnë të sfilitur në fushë.

Shikojeni videon;