Incineratorët, Meta: Koha nuk pret, vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë
Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes Facebook shkruan se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.
Sipas tij, ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve.
Ai shton se vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe se koha nuk pret më.
Meta: Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!
