Mumja shtatzënë me kancer, shkencëtarët polakë gjetën shkakun e vdekjes së "Zonjës misterioze"

Mumja e parë shtatzënë egjiptiane ka vdekur nga kanceri. Pas 2000 vitesh shkencëtarët kanë arritur të dallojnë shenjat e tumorit në kockat e të ashtuquajturës “Zonjë Misterioze”.

Një grup studiuesish nga Polonia zbuluan se mumja e parë shtatzënë egjiptiane vdiq si pasojë e kancerit.

Në ekzaminimin e kafkës u gjeten shenja të ngjashme me atë të kancerit nazofaringael, një lloj i rrallë i semundje qe prek pjesën e fytit që lidh pjesën e pasmë të hundës me pjesën e pasmë të gojës.

Në imazhet e publikuara në Varshavë, dallohen defekte të mëdha në pjesë të kockave, të cilat nuk janë shkaktuar gjatë procedurve të mumifikimit.

Madje sipas Rafał Stec, profesor në Universitetin Mjekësor te Polonise romografitë tregojnë padyshim një tumor në kocka.

Megjithatë do mblidhen mostra të tjera të indeve për ta përcaktuar në mënyrë përfundimtare llojin e kancerit.

Zonja Misterioze thuhet se është gjetur në varret mbretërore në Tebë, Egjipti i Epërm, e ardhur nga elita e komunitetit.

Ajo u zbulua në fillim të viteve 1800 dhe daton në shekullin e parë para Krishtit, një kohë kur Kleopatra ishte sundimtare .

Kjo nuk është hera e parë që kanceri gjendet në një mumje.

Në vitin 2017, shkencëtarët zbuluan rastin më të vjetër të njohur në botë të kancerit të gjirit dhe mielomës së shumëfishtë, një lloj kanceri i palcës së eshtrave, në dy mumie të lashta.