Qytetarët braktisin Tiranën, një pjesë prej tyre gjejnë qetësi në Pezë

Tiranën e zhurmshme plot me trafik e smog e kanë braktisur shume qetetare kete fundjavë. Dikush është larguar drejt plazhit e dikush ka zgjedhur Pezën.

Një piknik nën hijen e pishave dhe pemëve në Pezë si një mënyrë për tu shplodhur dhe për tu larguar nga zhurma e kryeqytetit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në Tiranë ka shumë zhurma nga trafiku, temperaturat janë shumë të larta brenda në qytet kështu që detyrohemi të vijmë e të gjejmë hapsira të gjelbra që të vijmë me familjen," thotë një vizitore.

Një batanije, një tavolinë portative dhe ushqime gjysmë të përgatitur sigurisht dhe zgara me vete.

Të organizuar do të kalojnë së bashku deri pasdite.

Të vegjël e të rritur kanë gjetur këtë mënyrë për tu argëtuar vetëm 25 km larg Tiranës.

"Për të ndenjur besoj se deri nga ora 3-4 se kaq mundemi të rrimë. Kemi marrë mish me vete, perime, i pjekim në zgarë," thotë ajo.

Për mikrofonin e Ora news tregojnë se Peza është e bukur, por duhet vënë dorë.

"Duhet bërë më tepër për vendin këtu," tha ajo.

Për fëmijët veç hapesirës që të ofron natyra bashkia nuk ka vënë dore, papastertia le shumë për të dëshiruar.

"Kam qejf të luaj dhe dua që bari të jetë më i pastër," tha një vajzë e vogël.

Por përpos gjitha problematikave veçantia është largimi nga qyteti dhe shpëtimi nga zhurmat dhe stresi që të ofron Tirana.