Universiteti i Tiranës me ceremoni të posaçme, 97 pedagog kanë marrë titullin Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”

Universiteti i Tiranës përmes një ceremonie të posaçme ka dhënë titujt Akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Prej tyre 17 kanë marrë titullin “Profesor” dhe 80 “Profesor i Asociuar”. Në fjalën e tij rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha vlerësoi rëndësinë e kërkimit shkencor.

Artan Hoxha: Kjo është një ceremony për të treguar që jemi rikthyer në normalitet. Nga viti 2015 kjo procedurë ishte ndërprerë.

Kjo është hera e parë që vlerësimet për titullin “Profesor”  bëhen nga Universiteti i Tiranës, përmes Komisonit të Promovimit të Personelit Akademik.

Artan Hoxha:Universitetet e Shqipërisë sot janë sfida të shumta që kanë të bëjnë me përgjigjen e nevojave që ka shoqeria dhe ekonomia dhe për vendin që do ët zërë arsimi i lartë në zhvillimin e vendit.

Një pedagog karriere, që aplikon për titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”, dorëzon pranë komisionit dosjen e aktivitetit të tij kërkimor dhe shkencor, që përbëhet nga artikuj dhe referime të mbajtura në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, të publikuara në revista të njohura shkencore ndërkombëtare, dhe që janë referuar edhe nga kërkues të tjerë, vendas dhe të huaj.