“Pasaporta” turistike e Lezhës/ Pas 21 viteve vjen guida gjithëpërfshirëse
Çfarë mund të vizitosh në Lezhë në 12 muaj? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje turistët do të kenë në dorë një guidë Turistike të Lezhës e cila është konceptuar si pasaportë turistike!
Lezha do të ketë një guidë turistike për herë të parë pas 21 viteve.
Materiali promovues është ripunuar nga ekspertët e turizmit, por nuk do të jetë në duart e turistëve para muajit gusht.
"Përmes kësaj guide ne i sjellim Lezhës mundësinë që ajo të prodhojë turizëm elitar në Adriatik," tha Zef Imeraj.
Zef Imeraj, një nga hartuesit e Guidës thotë se botimi do të jetë pasaportë turistike e Lezhës.
"Do të afrojë turizmin historik, arkeologjik, religjion. Dhe elementi që do të futet për herë të parë, e që ne u munduam në vitin 2002 është që ne këtu do të kemi dhe turistët floristik. Pasi Lezha ofron me lagunën e saj, e papërsëritshme ne Ballkan, me diversitetin biologjik opatjketër që do të thithë shumë turistë," tha ai.
Guida Turistike e Lezhës po realizohet me mbështetjen e biznesit dhe bashkisë me synim promovimin e rajonit me potenciale për turizëm gjithëvjetor.
