Turistët “kurnacë” në Gjirokastër, artizanët: Vijnë, shohin dhe nuk blejnë
Rreth 35 mijë turistë përllogaritet se kanë vizituar gjirokastrën në 6 muaj e parë të vitit, ankohen se efekti i tyre në ekonominë lokale nuk po ndjehet. Veç rënies së shitjeve, tregtarët ankohen për taksat e rritura nga bashkia.
Turistët dallojnë lehtë në rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës këto ditë vere.
Por ndryshe nga më parë, efekti ekonomik në këtë vit krizë globale nuk po ndjehet.
"Unë si biznes nuk e kam ndjerë këtë rritje, asi nuk shoh ndonjë rritje të të ardhurave. Në fund të fundit këtu matet."
Përllogaritet se në 6 muaj numri i vizitorëve të qytetit të UNESCO-s I kalon 35 mijë.
Artizanët me dyqane në qafën e Pazarit, thonë po turistët po tregohen dorë shtrenguar.
"Fluks ka shumë të turistëve, por ka rënë interesi. Nuk blejnë më siç blinin më përpara."
"Ndoshta nga lufta që solli dhe rritjen e çmimeve. Ne brenda vendit jemi të shtrënguar, por po shohim që janë të shtrënguar në të gjithë botën," thonë qytetarët.
Pjesa më e madhe dalin nga dyqanet, pa blerë asgjë që mund tu kujtojë vizitën në Gjirokastër.
"Vizitojnë kalanë dhe Gjirokastrën dhe ikin. Ka nga ata që blejnë ndonjë gjë, por ka rënë shumë," thotë një banore.
Krahas rënies së fuqise blerëse, ankohen për rritjen e taksave nga bashkia Gjirokastër.
"Më shumë se një dekadë, që punojmë, por rritje të tillë taksash unë personalisht nuk kam parë. Jo vetëm dyfish, por dhe më lart."
"Na i kanë ngritur që tek uji që pimë e jo më tek të tjerat."
Në këto kushte, nuk mendojnë zgjerimin e aktivitetit, por vetëm të mbajnë qepenin hapur
"Ne rritje cmimesh nuk mund të bëjmë, por kjo na detyron që edhe fuqëinë punëtore ta shkurtojmë, se s'bëhet fjalë për ta shtuar, por kjo të çon drejt falimentimit," thonë ata.

