Vlorë/ Mori ryshfet dhe pajisi me dokument zyrtar një shtetas, arrestohet topografi

Është arrestuar një 52 vjeçar, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë.

52 vjeçari Admir Gozhupa pajisi një shtetas me dokument zyrtar, në këmbim të ryshfetit.

Arrestimi i tij u bë falë  operacionit policor të koduar "Harta”, pas një hetimi 1-mujor.

Mbi Gozhupën rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.