Tiranë/ Vodhi 172 litra karburant nga ekskavatori i një firme ndërtimi, arrestohet 35-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 09:48
Një 35-vjeçar nga Vora është vënë në pranga pasi ka vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një eskavator në një kantier ndërtimi.
35-vjeçari me in icialet J. S., u arrestua falë operacionit policor të koduar “Fuel”.
Gjithashtu në pranga është vënë dhe një shtetas tjetër, 31 vjeçi me inicialet P. K., që përvetësoi naftën e vjedhur.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur 31 vjeçit i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
