Vrau babanë, gjykata jep masën,"Burg pa Afat” për 58 vjeçarin në Divjakë
Gjykata e Lushnjes caktoi masën “Arrest me burg” për Andrea Stasan që akuzohet se dhunoi e mbyti babanë 85 vjeçar në Remas të Divjakës. 58 vjeçari mohoi krimin, ndërsa shfaqi paqëndrueshmëri para togave te zeza që urdhëruan edhe ekzaminim psikologjik.
Ky është Andrea Stasa është 58 vjecari që akuzohet se dhunoi dhe mbyti me duart të atin 85 vjeçar në banesën e familjes në Remas të Divjakës.
Gjykata e Lushnjes vendosi këtë të dielë ta mbyllë në qeli për krimin që dyshohet se e kreu në gjendje të dehur.
Për shkak të bojkotit të avokatëve, 58 vjeçari u njoh me akuzën në mungesë të një mbrojtësi ligjor.
Ashtu si në policinë e Divjakës, mohoi krimin dhe shfaqi paqëndrueshmëri mendore.
Pranoi se atë ditë kishte pirë raki me të atin, por nuk e pranoi të jetë ai vrasësi.
“Nuk e kamë bërë unë vrasjen”, deklaroi para gjyqtares që në për vendimin për ta mbyllur në qeli mori parasysh provat e prokurorisë.
Në sallën e gjyqit Andrea Stasa kërkoi ti kthehej unaza që mbante në burg, ndërsa pasi u njoh me vendimin kërkoi drejtësi për vrasjen e babait.
Sjellja e paqëndrueshme, bëri që gjykata të urdhërojë vlerësim të shëndetit mendor për 58 vjeçarin që ishte braktisur nga të gjithë.
Asnjë nga familjarët nuk u pa pranë ambienteve të gjykatës së Lushnjes.
85-vjeçari Dhimitër Stasa u vra më 6 Korrik në banesën ku jetonte me dy djemtë beqarë në Remas të Divjakës.
I moshuari ishte dhunuar fizikish para se të mbytej.
Andrea Stasa që dyshohet për atvrasje ka qenë më parë i dënuar me 13 vite burg në Itali për trafikim të qenieve njerëzore.
Ai ishte kthyer vetëm pak muaj më parë në fshatin e lindjes, ku njihej si konsumator i alkoolit.
