Gjendet 73 vjeçari nga Gjermania i cili humbi një ditë më parë në Orikum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 08:32
Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.
Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73 vjecarin gjerman i cili prej mëngjesit te djeshëm kishtë humbur kontaktet.pasi kishte dalë së bashku me qenin e tij
Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 është mirë dhe ka nisur sinjal nga vendi ku ndodhet në “ Skalom të Beget “ nji gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.
Gjeramni është i apasionuar pas hiking dhe kryesisht pas vendeve të pa eksploruara.
Ndërkohë policia ka kontaktuar me 73 vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.
