U bllokuan në një pus uji në Lofkënd të Mallakastres, ndërron jetë 28-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 12:40
Ndërron jetë njëri prej personave të cilët ra në pus, në Lofkënd të Mallakastrës.
Personi i cili nuk mundi të mbijetonte është 28 vjeçari Besnik Veliaj.
“Dy të rinjtë, 33 vjeçi Bledar Bregu dhe 28 vjeç Besnik Veliaj ranë në pusin e ujit teksa po bënin pastrimin e pusit”, informon policia.
Ata ranë në pus rreth orës 11:40 të ditës së sotme (10 korrik) dhe në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre.
Bledar Bregu dhe Albens Zotaj 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.


