Salianji: Fakti ngelet që qeveria e ka humbur mbështetjen e qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 14:41
Deputeti demokrat Ervin Salianji përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook thotë se është fakt që qeveria e ka humbur mbështetjen e qytetarëve.
Teksa postimin e shoqeron me foto nga protesta madhështore e cila u organizua me 7 korrik në Tiranë thotë se “Mijëra ishin në Bulevard kundër qeverisë! Në i nxorri dëshpërimi apo dëshpëruesi,fakti ngelet që qeveria e ka humbur mbështetjen e qytetarëve”.
