Flet mes lotësh motra e 33-vjeçarit që u plagos në pusin e ujit në Mallakastër: Ishin shokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 14:23
Motra e 33-vjeçarit Bledar Bregu, i cili ndodhet në spital rrëfen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Mallakastër.
E përlotur Enkelejda Banaj shprehet se vëllai i saj dhe viktima ishin shokë. Ajo shprehet se ato janë futur për të pastruar pusin.
33 vjeçari Bledar Bregu dhe 38 vjeçari Besnik Veliaj ranë në pusin e ujit rreth orës 11:40 të ditës së sotme(10 korrik).
38 vjeçari Besnik Veliaj ndërroi jetë.
Bledar Bregu dhe Albens Zotaj 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.
