U helmua nga ushqimet, humb jetën fëmija 6-vjeç
Një djalë gjashtë vjeçar ka humbur jetën pasi është helmuar nga ushqimi.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se fëmija papritur nisi të kishte shumë të vjella ndërkohë që ishte së bashku prindërit në pushime.
Antonio Mirabile, 46 vjeç, dhe gruaja e tij shtatzënë Rosalia Manosperti ishin duke pushuar me djalin e tyre gjashtëvjeçar në një resort në plazhin e Detit të Kuq në Sharm El Sheikh në Egjipt, kur djali u sëmur. Vëllai i Rosalias, Roberto Manosperti tha për mediat se djali dhe babai i tij u sëmurën më keq, ndërsa nëna pësoi simptoma më të lehta.
Ato morën ilaçe kundra helmimit nga ushqimit por gjendja e tyre nuk po përmirësohej. Në ato moment ai ka thirrur ambulancën dhe familja është dërguar në spital. Për fat të keq foshnja ka humbur jetën ndërkohë babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e helmimit të tyre.
Familja u më 26 qershor për pushime dhe duhej të qëndronin në Egjipt për dy javë. Ata e kishin planifikuar atë pushim prej muajsh.
