Japoni/ Atentat ndaj ish-kryeministrit (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Japoni, ku ish-kryeministri më jetëgjatë i vendit është qëlluar duke mbajtur një fjalim publik nga një person që gjendej i pranishëm gjatë fushatës.

Japoni/ Atentat ndaj ish-kryeministrit (Video)

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri gjatë një fjalimi politik në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në qytetin Nara.

67-vjeçari raportohet se ka humbur jetën herët.

Sipas disa raportimeve, autori i dyshuar i sulmit u vu në pranga nga policia, ai dyshohet se ka shërbyer pranë forcave të vetëmbrojtjes së Marinës Japoneze.

Japoni/ Atentat ndaj ish-kryeministrit (Video)

Ngjarjet me armë zjarri në Japoni janë shumë të rralla për shkak se ato janë të ndaluara rreptësisht.

Abe ka thyer rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë.

Ai ka shërbyer si kreu i qeverisë në vitin 2006, për t’u rikthyer sërish në vitin 2012, kur qëndroi në pushtet deri në vitin 2020.

Në këtë vit, ai dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Japoni/ Atentat ndaj ish-kryeministrit (Video)

Konservatori ka qenë i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj mbrojtjes dhe politikës së jashtme japoneze, ku ka kërkuar që Tokio të hiqte dorë nga qëndrimi pacifist i pasluftës, me qëllim armatosjen e shtetit monarkik.

Iniciativat e tij kanë prodhuar incidente armiqësore me Kinën dhe Korenë e Veriut.

Megjithatë ai mbahet mend si kryeministri i pasfidueshëm edhe pas disa skandaleve dhe kritikave gjatë udhëheqjes së tij.