Tragjedi! Kamioni përplaset me autobusin, 8 të vdekur dhe 44 të plagosur
Tetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik pranë provincës jugore të Egjiptit të Asëan.
Mediat e huaja, raportojnë se përplasja ndodhi mëngjesin e së enjtes (7 Korrik) kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion, në një autostradë që lidh Aësan me Abu Simbel, selia e tempujve të lashtë të Ramses II, tha MENA.
Automjetet e ambulancës nxituan në vendngjarje për të transportuar trupat e viktimave në morgun e Asëanit dhe për të transferuar të plagosurit në spitalin kryesor të provincës, shton raporti.
Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut marrin mijëra jetë çdo vit në Egjipt.
Në janar, të paktën 16 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën kur një mikrobus u përplas me një autobus të transportit publik në Gadishullin Sinai të Egjiptit.
