Pas "The Sun", edhe "Metro" citon "Ora News" për Brojën
Armando Broja është kryefjalë në ishull.Tabolidi prestigjoz "The Sun" i referohet "Ora News" për situatën e sulmuesit shqiptar të Chelsea.
Të martën "Ora News" zbuloi ekskluzivisht se përfaqësuesit e lojtarit u kanë thënë shefave të “Stamford Bridge” se ai "duhet të jetë pjesë e fazës përgatitore", përndryshe ai do të largohet nga klubi.
Trajneri i Chelsea-t,Thomas Tuchel, pavarësisht se është një tifoz i sulmuesit, beson se do të ishte më mirë për të që të vazhdonte stërvitjen në Londër, në vend që të shkonte në SHBA me pjesën tjetër të skuadrës së tij këtë muaj.
Pikërisht këtë informacion tabloidi "The Sun" e ka raportuar sot duke cituar "Ora News", ndërsa analizon situatën e sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Gjithashtu edhe "Metro", e cila është gazeta me tirazh më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe shumë media të tjera, si brenda edhe jashtë ishullit i referohen televizionit "Ora News" për lëvizjet e fundit të përfaqësuesve të Armando Brojës.
West Ham, Everton dhe Newcastle janë klubet e interesuar për të nënshkruar me 20-vjeçar.
Megjithatë Broja nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, ndërsa pret të zhvillojë një takim me Presidentin e ri të klubit Todd Boehly.
Everton besohet se janë gati të shpenzojnë rreth 30 milionë sterlina, por gjithashtu edhe Hammers po përpiqen të përputhen me këtë ofertë.
Por të dyja klubet do të përballen me konkurrencën nga Newcastle për të siguruar shërbimet e Brojës.

