Çështja "Broja", "The Sun" citon "Ora News" si burim informacioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 14:46
"Ora News" burim i besueshëm informacioni në mediat ndërkombëtare. Pas publikimit të lajmit ekskluziv për çështjen e merkatos që lidhet me Armando Brojën dhe ultimatumim që vendosi stafi i shqiptarit ndaj Chelseat, lajmi kaloi menjëherë kufijtë.
Tabloidi prestigjoz "The Sun" citon ""Ora News" duke theksuar se lojtari kërkon të largohet nga blutë e Londrës pas ofertave të ardhura nga West Ham dhe Newcastle dhe njerëzit pranë tij po vendosin në presion klubin.

Citimi i "Ora News" konfirmon seriozitetin e burimeve të informacionit tek të cilat referohet platforma jonë dhe rrit besueshmërinë e burimeve të informacionit që propozon "Ora News".
