Erdhi 19-vjeçe nuse në Voskopojë, a jeni kurioz çfarë mendon nënë Maria për Edi Ramën?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 19:20
Ora Verore, emisioni veror në Rtv Ora, mbërriti këtë të enjte në një tjetër destinacion si sugjerim për shqiptarët dhe jo vetëm, që duan të kalojnë pushime të bukura dhe të lira këtë vit.
E kemi fjalën për Voskopojën që është kthyer në një atraksion.
Personi i parë që mirëpriti gazetarin Ronaldo Sharka ishte nëna Maria.
"Kam ardhur 19-vjeçe nuse në këtë fshat. Sa erdha u bë kooperativa. Jetesa shumë mirë është por ne u plakëm tani. Si kemi fëmijët këtu. Dimrit shkojmë andej dhe në verë këtu".
E ndërsa Tirana zien nga zhvillimet që pasojnë njëra-tjetrën dhe mbi të gjitha nga politika e lodhshme, a jeni kurioz të dini se çfarë mendon ajo për kryeministrin Rama?
"Kushdo që të jetë, ne jemi pleq, kush të bëjë më mirë për ne."
