Koçi: Prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun. Të njëjtat subjekte marrin disa projekte brenda një kohe të shkurtër
Në Kuvend, ditën e sotme është diskutuar për Raportin i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.
Deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun.
Koçi u shpreh se shpeshherë në vendin tonë ndodh që të njëjtar subjekte marrin disa projekte brenda një kohe të shkurtër.
Petro Koçi: Dhe kur bëhen prokurimet ashtu siç duhet praktikisht ne kemi shumë dyshime në përgjithësi si shoqëri. Në përgjithësi, prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun. Unë dua të përshëndesë, iniciativën e Kryeministrit që ka thënë se ky është një proces që do të rishikohet duke përfshirë dhe standarte dhe protogonistë ndërkombëtar në këtë proces. Ajo që dua të theksoj është fakti se shpeshherë ndodh që të njëjtat subjekte marrin disa projekte brenda një kohe të shkurtër, ku në fakt kapacitetet I kanë të kufizuara dhe është e vështirë t’I përdorin edhe në një projekt e pastaj në një projekt tjetër. Çështja e dytë është pastaj te nënkontraktorët. Si ka mundësi që një kompani fiton një prokurim dhe ia kalon pastaj një nënkontraktori tjetër me një çmim shumë më të ulët të një procesi të caktuar operacional. Tjetra që ndodh është se shpesh kriteret e prokurorimeve në fakt paracaktojnë fituesin. Më vjen mirë që ligji ka pasur përmirësime por mendoj se ka hapësirë tjetër për ta rregulluar. Një çështje tjetër është që në një institucion të caktuar ndodh që të njëjtat subjekte marrin të njëjta prokurime publike.
