Ora Verore në kishën ortodokse të Voskopojës, at Thomai: Dera e shtëpisë së Zotit, e hapur për të gjithë

Bashkëjetesa fetare është nga vlerat kryesore të shqiptarëve. Ora Verore u ndal në kishën e Voskopojës ku bisedoi me at Thomain, priftin e kësaj kishe.

"Që në '92 kreva shkollën teologjike dhe prej asaj periouhdhe jam shërbëtor i këtij komuniteti këtu".

Ai tregon se më tej se " kisha është treshekullore e vjetër. Shën Nikolla është nga shënjtorët më të mëdhenj të krishtërimit".

I pyetur nëse kjo kishë mirëpret edhe besimtarë të besimeve të tjera përveçse atij ortodoks, ai u përgjigj.

"Dera e shtëpisë së Zotit është e hapur për të gjithë. Nuk i dalloj unë se çfarë feje janë. Kushdo që dëshiron të vijë. Jemi në harmoni bashkëjetese."