Unioni i Gazetarëve: Myftaraj do të mbahet mend si gazetari "kontrapedal" kundër çdo pushteti korruptiv
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, duke ndarë një koment të Xhovan Shyti, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.
Në postim shkruhet se Kolegu Myftaraj do të mbahet mend si gazetari "kontrapedal" i rreshtuar gjithmonë në anën e të pambrojturve dhe kundër çdo lloj pushteti korruptiv.
Postimi i plotë:
E dhimbshme, trishtuese... Humb jetën kolegu Kastriot Myftaraj.
Policia e Shtetit njofton se mesditën se sotme dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të katërt të banesës gazetari Kastriot Myftaraj.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastrito Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Ikja e parakohshme e Kastriot Myftarit bëhet edhe më e rendë pasi ai ishte ndër fare të paktat pena që gazetarinë e kish venë në funksion të njerëzve, kundër interesit të vet përfitues. Kolegu Myftaraj do të mbahet mend si gazetari "kontrapedal" i rreshtuar gjithmonë në anën e të pambrojturve dhe kundër çdo lloj pushteti korruptiv, që korrupton.
