Protesta/ Burimi: Berisha e ka vënë stekën shumë lartë, qëllimi është rrëzimi i qeverisë
Analisti Genc Burimi, ka komentuar protestën e ditës së sotme që do të zhvillohet në orën 19:00.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Burimi u shpreh se qëllimi i kësaj proteste është që të rrëzohet qeveria.
Genc Burimi: Protesta është shumë serioze. Duhet marrë shumë seriozisht, për më tepër që kjo protestë ka një slogan të tmerrshëm, Berisha këtë herë e ka vënë stekën shumë lart, me sloganin në mënyrë që të rrëzohet qeveria. Ai po u kërkon simpatizantëve që një epokë e re ka filluar.
Më tej ai tha se rruga që po ndjek Berisha, nuk është e duhura për rrëzimin e qeverisë. Ai tha se protesta duhet të shërbejnë si presion ndaj SPAK, ndaj Yuri Kim dhe ambasadave në Tiranë.
Genc Burimi: Protesta sot është puna e Putin, i cili që nga fillimi i luftës kërcënon se do të lëshoj bombën atomike. Rruga që po ndjek opozita nuk është rruga që do të rrëzojë qeverinë. Këto manifestime duhet të shërbejnë si presion ndaj SPAK, ndaj Yuri Kim dhe ambasadave në Tiranë.
Mos kujtoni se po iku Rama, do vijë Berisha dhe do hani me lugë të floririt sepse edhe ai na zhgënjeu.
